Autoritetet braziliane njoftuan se të paktën 36 persona kanë vdekur nga përmbytjet e mëdha dhe nga rrëshqitjet e dheut, raportoi BBC-ja të hënën.
Përmbytjet ndodhën në qytetin Sao Paulo, ku sasia e shiut shkaktoi përmbytje të mëdha, ndërsa kryebashkiaku i qytetit, Sao Sebastiao, tha se situata është kaotike.
“Ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit nuk po arrijnë në disa vende, është situatë kaotike. Ne nuk e kemi vlerësuar ende shkallën e dëmit. Po përpiqemi të shpëtojmë njerëz”, tha ai.
Një zyrtar i Mbrojtjes tha se numri i viktimave do të rritet ngase situata është shumë alarmante.