Më 24 shkurt shënohet njëvjetori i nisjes së agresionit rus mbi Ukrainë. Luftimet po vazhdojnë mes trupave ukrainase dhe atyre ruse, ndërsa më të lokalizuara janë në zonat e Bakhmutit.
Blogjet ukrainase po e pasqyrojnë atë që po zhvillohet në llogoret ukrainase e ruse.
Së fundmi është publikuar një video teksa digjen pjesë të artilerisë ruse, e blogu “Operativno_ZSU” shkroi “Çka po digjet kaq bukur, përgjigjen e japin në video luftëtarët tanë”.
Rusia ka humbur mijëra ushtarë e tanke nga sulmet ukrainase tash e një vit. Sipas autoriteteve të inteligjencës britanike, humbje të mëdha janë regjistruar edhe në grupin e mercenarëve “Wagner”.