Së paku shtatë persona janë vrarë nga sulmi i talebanëve në Karachi të Pakistanit. Autoritetet pakistaneze kanë bërë të ditur se militantët kanë kryer një sulm ndaj stacionit policor. Tre policë dhe katër civilë janë vrarë në këtë sulm, ndërkaq 18 policë të tjerë janë plagosur.
Autoritetet kanë njoftuar se dy sulmues vetëvrasës kishin cak stacionin policor. Njëri prej tyre është vrarë nga policia ndërkaq tjetri ka hedhur veten në erë sapo ka hyrë në stacion. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talebanët në Pakistan.
Që prej muajit nëntor, Pakistani është tronditur nga sulmet e njëpasnjëshme nga talebanët që i kanë dhënë fund armëpushimit me qeverinë pakistaneze.
Qëkur talebanët morën kontrollin e Afganistanit, militantët e tyre në Pakistan kanë marrë zemër, teksa para dy javësh nga një shpërthim me bombë u vranë 101 persona në një xhami të Peshawarit.