Botë

Jugu i Evropës “piqet” në diell

I nxehti ekstrem që ka përfshirë kryesisht Evropën Jugore vazhdon të përvëlojë një pjesë të kontinentit duke merituar plotësisht nofkën “Luciferi”.

Spanja mban rekordin e kësaj vere në Evropë me temperatura që kanë arritur në 44 gradë celsius, por edhe Italia, jugu i Francës, Rumania, nuk po ja kalojnë më mirë. Madje në Itali, ditët e nxehta që duket se nuk kanë të mbaruar, i kanë kushtuar shtrenjtë akullnajave në Alpe dhe resortet turistike që ofrojnë ski në verë, kanë mbyllur dyert për shkak të kushteve në përkeqësim.