Botë

Foshnja gjendet e vdekur brenda veturës së përmbytur në SHBA

Trupi i një foshnjeje u gjet në një veturë të zhytur në Virginia pasi përmbytjet përfshiu shtetin, thanë autoritetet.

Përmbytjet erdhën mes një vargu stuhish që përmbytën jugun, raportoi AP.

Një grua thirri ndihmën e shpejtë duke thënë se vetura e saj kishte ngecur në ujë dhe ajo nuk mund ta gjente fëmijën. Policia tha në një deklaratë se automjeti u gjet i zhytur me djalin 11-javor brenda.

Hetuesit përcaktuan se gruaja e vlerësoi gabim thellësinë e ujit dhe u fut me veturë në rrugë derisa e kuptoi se ishte shumë e thellë. Më pas ajo u përpoq të hiqte foshnjën, por automjeti u përmbyt.

Zona në të cilën u gjet automjeti kishte ujë deri në 5.5 metra. Dukshmëria në ujë ishte afër zeros për shkak të kushteve të baltës, duke penguar kërkimin. Ngjarja është nën hetim, thuhet në deklaratë.