Botë

296 orë pas tërmetit nxirren edhe tre të gjallë në Turqi, përfshirë një fëmijë

Në ditën e 13-të apo 296 orë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, tre persona, përfshirë një fëmijë, janë shpëtuar nga rrënojat në Antakya.

Kërkimi dhe shpëtimi u bë nga ekipet në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar, raportoi CNNTurk.

Ekipet pas studimit vërtetuan se nën rrënoja ishin tre persona të gjallë.

Aty kanë nxjerrë një fëmijë, një grua dhe një burrë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Kërkimi dhe shpëtimi i personave gjallë nga rrënojat po bëhet më i vështirë me kalimin e kohës. Llogaritet se gjasat janë të vogla që pas 72 orësh pas një fatkeqësie të shpëtohet dikush gjallë.

Në Turqi, shpëtimet e tilla janë quajtur mrekulli.

https://twitter.com/i/broadcasts/1gqxvyqvWWkJB