Nëna e një djali gjashtë vjeçar është arrestuar pasi ai çoi një armë në shkollën e tij fillore në Virginia - incidenti i fundit i tillë në shtetin amerikan.
Policia u thirr në shkollën fillore “Little Creek”, ku stafi ia dha pistoletën, raportoi BBC.
Askush nuk u lëndua, por një nënë thotë se djali e kërcënoi ta qëllonte vajzën e saj në klasë.
Muajin e kaluar një tjetër gjashtë vjeçar qëlloi dhe plagosi mësuesin e tij.
Në incidentin e fundit, nëna e djalit u akuzua për lejimin e qasjes së një arme zjarri të mbushur.
Incidenti i bën jehonë rastit të një djali gjashtë vjeçar që solli një armë në klasë, më 6 janar me pasoja gati fatale. Ai qëlloi dhe plagosi rëndë mësuesen e tij, 25-vjeçaren Abby Zwerner, e cila tani po padit distriktin që drejton shkollën fillore “Richneck”.
© KOHA.