Qeveria amerikane ka lëshuar të enjten një deklaratë për përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale (AI) në ushtri, raportoi Reuters.
Nënsekretarja e Shtetit për Kontrollin e Armëve, Bonnie Jenkins, ka bërë thirrje për bashkim në zbatimin e normave ndërkombëtare.
“Ne i ftojmë të gjitha shtetet të bashkohen me ne në zbatimin e normave ndërkombëtare, pasi ato kanë të bëjnë me zhvillimin ushtarak dhe përdorimin e AI dhe armëve autonome”, ka thënë ajo.
Jenkins po fliste në një samit ndërkombëtar mbi përdorimin e përgjegjshëm të AI ushtarake në Hagë, Holandë, i pari i këtij lloji.