Botë

Katari dërgon në Turqi 10 mijë shtëpi lëvizëse të Kupës së Botës

 

Katari do të dërgojë mijëra kabina banimi nga Kupa e Botës që u zhvillua dhjetorin e kaluar atje, për të ofruar strehim për të mbijetuarit e tërmetit në Turqi.

Kombi i Gjirit ka deklaruar se e kishte në plan që t’i jepte si donacion shtëpitë e lëvizshme, raportoi Sky News të martën.