Botë

20 të vdekur e 68 të lënduar nga një aksident trafiku në Afrikë

Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe 68 të tjerë janë të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur ndërmjet një autobusi turistësh dhe një furgoni që po transportonte para të gatshme.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Afrikë të Jugut, rreth orës 8:00 sipas kohës lokale, raportoi Daily Mail të martën.

Si pasojë e përplaskes autobusi u rrotullua nga ura e autostradës duke rënë në lumin poshtë, kanë bërë të ditur autoritetet zyrtare.

“ER24” ka raportuar se disa pasagjerë janë ende të pagjetur, pasi 20 persona u konfirmuan të vdekur në aksident.

Një pacient, nga 69 pasagjerët e konfirmuar të transportuar në spital për lëndime të shumta, ka vdekur më pas.

Tre persona u gjetën të vdekur buzë rrugës dhe 16 të tjerë u gjetën të vdekur buzë lumit.

Shumica e njerëzve të gjetur të vdekur buzë lumit ishin bllokuar nën autobus. Shërbimi i ambulancës tha se para incidentit në zonë kishte rënë shi i dendur.