Botë

Tre të vrarë nga një sulm me armë zjarri në një universitet në SHBA

Të paktën tre persona janë vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, bëri të ditur policia.

Policia ka deklaruar se i dyshuari ka vdekur me sa duket nga një "plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri", raportoi BBC-ja të martën.

Pesë persona të tjerë u plagosën në sulmin në kampusin kryesor në qytetin East Lansing të hënën vonë.

Policia e përshkroi të dyshuarin si "mashkull me shtat më të shkurtër".

Të shtënat filluan pak pas orës 20:00 me orën lokale të së hënës.

Oficerët e policisë iu përgjigjën sulmit, duke gjetur viktima në sallën Berkey në anën veriore të kampusit dhe në ndërtesën ngjitur të Unionit të Universitetit Shtetëror të Miçiganit.