Botë

Mobilizimi i vullnetarëve pas tërmetit në Siri

 

Vullnetarët në provincën bregdetare të Sirisë, Latakia, janë mobilizuar për të ndihmuar qindra njerëz që u prekën nga tërmetet shkatërruese që e goditën Turqinë jugore dhe Sirinë veriore javën e kaluar.

Rreth 100 vakte po përgatiten çdo ditë, ndërkaq ndihma të tjera, duke përfshirë furnizime thelbësore ushqimore, këpucë dhe rroba u janë shpërndarë njerëzve të prekur.