Policia e Diyarbakirit publikon pamje të kamerave gjatë shembjes së ndërtesave nga tërmeti
Departamenti i Policisië së Diyarbakirit ka publikuar pamje të regjistruara nga kamerat që tregojnë momentet kur tërmeti 7.8 ballë Rihter dridhi këtë zonë javën e kaluar, raporton agjencia AP.
Në pamje shihen ndërtesat duke u shembur, shtyllat ndriçuese duke u rrëzuar, po ashtu shihen duke shpërthyer shtyllat e energjisë elektrike.
Shihen njerëzit duke ikur nëpër rrugë nga shembja e ndërtesave.
Tërmete 7.8 dhe 7.5 ballë Rihter goditën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë më 6 shkurt.
Shifra totale e të vdekurve në dy shtetet ka arritur në mbi 36 mijë. Por kjo shifër po parashihet të jetë dukshëm më e madhe.