FBI-ja ka bastisur shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, në Indiana si pjesë e hetimeve federale në lidhje me dokumentet sekrete.
Kërkimi në shtëpinë e tij është realizuar vetëm një muaj pasi dokumente sekrete ishin gjetur nga hetuesit në shtëpinë e tij.
Pence është në mesin e ish-zyrtarëve të lartë amerikanë që posedonin dokumente të ndjeshme pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, përfshirë ish-presidentin Donald Trump dhe atëherë ish-zëvendëspresidentin e tani presidentin Joe Biden.
Pence ka thënë se nuk ishte në dijeni se dokumentet sekrete ishin në shtëpinë e tij dhe se është duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet.