Botë

Lideri koreano-verior e merr vajzën me vete për t’i vizituar trupat ushtarake

Foto: AP
 

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, e ka çuar vajzën e tij për t’i vizituar trupat në shënimin e 75 vjetorit të formimit të ushtrisë së vendit ndërsa lavdëroi “fuqinë e papërballueshme” të ushtrisë së tij me fuqi bërthamore.

Vizitës i parapriu një paradë ushtarake masive që filloi të mërkurën në kryeqytet ku Kim pritej të tregonte programin e armëve bërthamore, raportoi AP.