Botë

Zelanda e Re kap 3.2 tonë kokainë me vlerë 500 milionë dollarë

 

Autoritetet e Zelandës së Re kanë gjetur një sasi rekord kokaine në ujërat ndërkombëtare, e cila sipas tyre ishte e destinuar për në Australi dhe do të kishte mjaftuar për të furnizuar vendin për një vit, shkruan The Guardian.

Transporti prej 3.2 tonësh u vlerësua në 500 milion dollarë. Ishte konfiskimi më i madh i drogave të paligjshme të bëra nga forcat e zbatimit të ligjit të Zelandës së Re, ka thënë komisioneri i policisë, Andrew Coster, në një konferencë shtypi në Wellington të mërkurën.