Botë

Më shumë se 5,700 ndërtesa të shkatërruar si pasojë tërmetit në Turqi

Foto: AP
 

Dhjetëra tërmete të fuqishme kanë vazhduar ta godasin Turqinë jugore dhe Sirinë veriore edhe të martën, një ditë pas tërmetit të fuqishëm prej 7,8 shkallësh, që la të vdekur më shumë se 5,000 persona atje.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të shkojë deri në 20 mijë, derisa shumë persona kanë mbetur nën rrënoja.