Botë

Mbyllen shkollat e dyqanet dhe ndërpritet qarkullimi në Athinë, shkak stuhia e borës

Foto: AP
 

Reshjet e mëdha të borës dhe temperaturat në rënie kanë mbyllur shkollat dhe dyqanet në kryeqytetin grek, Athinë, të hënën, teksa shumë shërbime publike dhe biznese kanë kaluar në punën në distancë, raportoi Reuters.

Qarkullimi është ndaluar në disa rrugë qendrore dhe në një rrugë kombëtare që lidh Athinën me Greqinë qendrore, pasi stuhia Barbara ka përfshirë gjithë vendin.