Botë

Historia e rockut e shkruar në mure

 

Nuk ka para dhe aq më pak lavdi. Por, edhe në epokën e hiteve virale të TikTok-ut, ato koncerte të vogla dhe të hershme janë një hap vendimtar për një karrierë në muzikë. Duke ndier mirënjohjen, grupet shpesh hapin rrugën për pasardhësit. Dhe me kalimin e kohës, ato mure me mbishkrime kthehen në historinë e pasur të rockut britanik

Ka më shumë se 1.000 vende lokale e të pavarura muzikore në mbarë Mbretërinë e Bashkuar.

Janë vendet ku grupet testojnë veten, duke punuar se si të kontrollojnë një turmë, të bëjnë një listë këngësh dhe si t’i mbulojnë boshllëqet kur këngëtari harron tekstin.