Botë

Liqeni i bërllokut në Serbi

 

Lumi Lim që derdhet në liqen fryhet gjatë muajve të dimrit dhe merr me vete mbeturinat nga dhjetëra deponi ilegale përgjatë brigjeve të tij. Ky lum rrjedh nga Mali i Zi në Serbi. Është pothuajse e njëjta situatë si në lumin Drina të Bosnjës, në të cilin përfundimisht derdhet Limi

(AP) - Vit pas viti gjatë muajve të dimrit, liqeni afër qytetit Priboj në Serbi mbushet me tonelata mbeturinash.

Mali gjigant i llumit përbëhet nga shishe plastike, fuçi të ndryshkura, kafshë të ngordhura dhe madje edhe mobilie apo pajisje shtëpiake.