Botë

Hong Kongu vendos të dhurojë falas 500 mijë bileta aeroplani

 

Qeveria e Hong Kongut i ka bërë të ditura planet për të dhënë 500 mijë bileta aeroplani falas, si pjesë të përpjekjeve për ta rimëkëmbur industrinë e turizmit dhe për t’i tërhequr vizitorët në qytet.

Iniciativa “Hello Hong Kong” është bërë e ditur të enjten, ndonëse për të është nisur të punohet dy vjet më parë, raportoi CNN-i të premten.