Një burrë në Singapor po kërkon më shumë se 2 milionë dollarë dëmshpërblim nga një grua, për të cilën tha se i shkaktoi traumë pasi ajo e refuzoi lidhjen romantike me të dhe i tha se e shihte vetëm si mik.
Burri do të shkojë në gjykatë për t’u dëgjuar se si gruaja i shkaktoi trauma dhe reduktime në kapacitetin e tij të fitimeve financiare.
Padia, të cilën gruaja e kundërshton, kërkon rreth 2.3 milionë dollarë si dëmshpërblim për dëmin e pretenduar nga të qenit në zonën e miqësisë.
Një padi tjetër ishte ngritur nga burri në një gjykatë tjetër dhe ishte hedhur poshtë për abuzim të procesit, duke detyruar burrin ta paguante gruan për shpenzimet ligjore, raportoi ËP.
Burri u njoftua fillimisht me gruan në rrjete sociale më 2016. Përgjatë kohës shoqëria e tyre u zhvillua, por problemet filluan të rriten në shtator 2020 kur ata nuk pajtoheshin për mënyrën si e shihnin marrëdhënien.
Gruaja e shihte atë si shok, kurse burri e konsideronte si “shoqen më të ngushtë”, thuhet në padi, ku shtohet se ajo kishte kërkuar që të takoheshin më rrallë, gjë që e kishte mërzitur burrin.
Ajo madje pranoi të merrte pjesë në sesione terapie bashkë me burrin, por edhe pas një viti e gjysmë ai ishte “i paaftë të pranonte arsyet e saj që nuk donte lidhje me të”.