Botë

Aksidentohet autobusi i futbollistëve të rinj në Brazil, katër të vdekur

Katër persona kanë vdekur e të paktën 29 janë lënduar në Brazil, pasi autobusi që bartte futbollistë të rinj ra poshtë urës.

DailyMail raportoi të martën se në autobus gjendeshin futbollistë të ekipit të të rinjve Vila Maria Helena, derisa shoferi humbi kontrollin dhe ra afro 10 metra poshtë.

Image

Viktimat janë tre të rinj dhe një i rritur. Ekipi po kthehej nga qyteti Duque de Caxias në Ubaporanga.

Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim.

Janë publikuar pamje të vendit ku ndodhi aksidenti.

Image