Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se lejimi i Rusisë për të konkurruar në Lojërat Olimpike 2024 në Paris do të ishte të tregonte se “terrori është disi i pranueshëm”.
Ai tha se e kishte ngritur këtë çështje me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Moska nuk duhet të lejohet të përdorë Lojërat Olimpike si propagandë, shtoi ai, shkruan BBC-ja të hënën.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ka thënë se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë në Lojërat Olimpike.
Por Ukraina ka kërcënuar se do të bojkotojë “Paris 2024” nëse atletët rusë dhe bjellorusë lejohen të garojnë.
Përpjekjet e IOC “për të rikthyer atletët rusë në Lojërat Olimpike janë përpjekje për t'i thënë të gjithë botës se terrori është disi i pranueshëm”, tha Zelensky në fjalimin e tij video të natës.
Rusia nuk duhet të lejohet të përdorë Lojërat “ose ndonjë ngjarje tjetër sportive si propagandë për agresionin e saj ose shovinizmin e saj shtetëror”, shtoi ai.
IOC tha këtë javë se atletët rusë dhe bjellorusë mund të konkurrojnë si “atletët neutralë”, duke deklaruar se “asnjë atlet nuk duhet të pengohet të garojë vetëm për shkak të pasaportës së tyre”.
Por Zelensky thotë se nuk mund të ketë neutralitet në sport, ndërkohë që atletët e vendit të tij po vdesin në fushën e betejës.
Ai gjithashtu bëri krahasimin me Lojërat Olimpike të vitit 1936 në Berlin, kur nazistët ishin në pushtet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.