Botë

19-vjeçarja ruse përballet me arrest shtëpiak pasi kritikoi luftën në Ukrainë

Lesya Krivtsova ka një tatuazh anti-Putin në njërin kyç të këmbës dhe një byzylyk që gjurmon çdo lëvizje të saj në anën tjetër.

19-vjeçarja nga rajoni Arkhangelsk i Rusisë duhet ta mbajë pajisjen derisa është në arrest shtëpiak, pasi u akuzua për postimet në mediat sociale që autoritetet thonë se diskreditojnë ushtrinë ruse dhe justifikojnë terrorizmin.

Zyrtarët rusë e shtuan Krivtsova në listën e terroristëve dhe ekstremistëve, në të njëjtin nivel me ISIS-in, Al Kaedën dhe Talibanët, për postimin e një historie në Instagram rreth shpërthimit në urën e Krimesë në tetor, që kritikonte gjithashtu Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

Krivtsova, një studente në Universitetin Federal Verior (Arktik) në qytetin veriperëndimor të Arkhangelsk, po përballet gjithashtu me akuza penale për diskreditim të ushtrisë ruse për bërjen e një ripostimi kritik të luftës në një bisedë studentore në rrjetin social rus VK.

Aktualisht, Krivtsova po qëndron në arrest shtëpiak në apartamentin e nënës së saj në Severodvinsk, rajoni i Arkhangelskut, të ciles i ndalohet hyrja në internet dhe përdorimi i formave të tjera të komunikimit.

“Rasti i Olesya nuk është i pari, as i fundit”, tha për CNN Alexei Kichin, avokati i Krivtsova.