Botë

Djegia e Kuranit, Suedia u kërkon qytetarëve të saj të kenë kujdes në Turqi

 

Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Turqisë janë pothuajse inekzistente pas incidentit në Stokholm, në të cilin ekstremisti i djathtë danez Rasmus Paludan i vuri zjarrin një kopje të Kuranit javën e kaluar.

Për shkak të këtij incidenti, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kërcënoi se do t'i jepte fund bisedimeve për hyrjen e Suedisë në aleancën e NATO-s.