Botë

Estonia stërvit 800 rezervistë për luftime në distanca të afërta

Descriptive Text

Ushtria e Estonisë ka organizuar disa stërvitje për rezervistët nga njësitë e mbrojtjes territoriale. Më shumë se 800 rezervistë dhe anëtarë të njësisë së mbrojtjes kanë marrë pjesë në stërvitjet e së premtes. Komandanti i ushtrisë ka thënë se stërvitjet janë zhvilluar sipas përvojës ushtarake në Ukrainë. Stërvitjet janë realizuar në njësi të vogla taktike në terrene të ngushta dhe të afërta.

Ata gjithashtu janë stërvitur për përdorimin e sistemeve kundër tankeve, por ka pasur edhe njësi të këmbësorisë që kanë mësuar se si të përdorin armët anti-tank.

Stërvitjet e rezervistëve janë mbajtur vetëm një ditë pasi qeveria e Estonisë nisi me organizimin e ushtrimeve për gatishmëri të mbrojtjes me qëllim që të arrihet gatishmëria luftarake e njësive të caktuara.

Shtetet përreth Rusisë që prej fillimit të luftës në Ukrainë janë në gatishmëri dhe në muajt e fundit kanë nisur disa stërvitje ushtarake në bashkëpunim me NATO-n.