Një mashtrues financiar që joshi studentët në një kolegj elitar të arteve liberale të New Yorkut në një kult tw abuzimit seksual, fizik dhe emocional, u dënua të premten me 60 vjet burg federal.
Larry Ray u shpall fajtor në prill për trafikim seksual dhe shantazh, mes akuzave të tjera, që rrjedhin nga manipulimi psikologjik - dhe dhuna fizike pasuese - kundër shoqeve të dhomës së vajzës së tij në Kolegjin Sarah Lawrence, raportoi The Guardian.
"Ishte sadizëm, i pastër dhe i thjeshtë", tha gjykatësi Lewis Liman në dhënien e dënimit.
Gjatë gjyqit katër-javor të Rayt prokurorët paraqitën një kronologji rrëqethëse të ngjarjeve që filluan kur Ray u zhvendos në dhomën e konviktit të vajzës së tij rreth fundit të vitit 2010. Ray u angazhua në seanca “terapie” me disa nga shoqet e saj të dhomës nën pretendimin e rremë për t'i ndihmuar ata të lundrojnë në çështjet psikologjike.
Banesa me një dhomë gjumi u shndërrua në një shtëpi tmerri, thanë ata në aktakuzën e tyre kundër tij.
Ray u angazhua në seanca "terapie" akoma më të rreme me studentët, duke i bindur ata të zbulojnë detaje thellësisht "intime" për jetën e tyre. Ai më pas "armiqësoi" disa nga viktimat e tij nga prindërit e tyre dhe i bindi disa se ata ishin "të thyer" dhe "në nevojë për rregullim" - nga ai, thuhej në dokumentet e akuzës.
Pasi siguroi besimin e këtyre studentëve, Ray filloi "seancat e marrjes në pyetje" që përfshinin kryesisht abuzim fizik dhe verbal. Ai bëri akuza të rreme kundër studentëve gjatë këtyre seancave, duke përfshirë pretendimet për dëmtim të pronës dhe, në një rast absurd, akuza se një viktimë tentoi ta helmonte.
© KOHA.