Botë

Ardern, lidere që frymëzoi botën në kohë krizash

Kryeministrja Jacinda Ardern, duke përshëndetur komunitetin mysliman pas xhumasë më 22 mars të viti 2019, pak ditë pas sulmeve në xhamitë e Christchurch, në të cilat u vranë 51 besimtarë gjatë lutjeve të xhumasë
 

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka konfirmuar largimin nga posti. Ajo njihet si lidere që i priu shtetit në kohët më të rënda, sidomos gjatë sulmit në masë, në të cilin u vranë dhjetëra persona. Në ditën e lajmit për dorëheqje, Ardern ka thënë se do të përqendrohet te e bija dhe i fejuari i saj, me të cilin kishin shtyrë planet për martesë shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, që i priu shtetit në ditët më të rënda të sulmit masiv në të cilin u vranë dhjetëra njerëz dhe menaxhoi pandeminë në formën më të mirë për t’u bërë ikonë ndërkombëtare, të enjten ka njoftuar se do të largohet nga posti.

Me lot në sy, Ardern në konferencën për media në Napier ka thënë se 7 shkurti do të jetë dita e saj e fundit si kryeministre.