Botë

Gjykata Supreme urdhëron shkarkimin e një ministri në Izrael

Foto: Reuters
 

Gjykata Supreme në Izrael ka urdhëruar kryeministrin Benjamin Netanyahu që të shkarkojë njërin nga ministrat e tij, duke shkaktuar krizë në koalicionin e tij dhe duke thelluar përplasjen në lidhje me fuqinë e gjykatave.

Gjykata e Lartë ka marrë vendim se Aryeh Deri, kryetar i partisë ultra-ortodokse që ka shërbyer në qeveritë e mëparshme të Netanyahut, është i pakualifikuar për të shërbyer si ministër pasi ishte dënuar gjatë vitit të kaluar për shmangie të tatimeve dhe ishte në provë si pjesë e marrëveshjes për pranim të fajit.