Botë

Kreu i Wagnerit: Luftëtarët tanë mund të mësojnë nga ushtria e Ukrainës

Foto: AP
 

Kreu i forcave mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha të enjten se grupi i tij mund të marrë mësim nga ushtria ukrainase, përderisa beteja po vazhdon për qytetin e rëndësishëm në lindje të Ukrainës, Bahmut.

“Ushtria ukrainase po punon me qartësi dhe harmoni. Mund të mësojmë shumë nga ta”, tha Prigozhin në një deklaratë të publikuar nga shërbimi i tij për media.