Botë

Zonja e Parë e SHBA-së u nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjike për kancer

Kirurgët hoqën një lezion kanceroz mbi syrin e djathtë të Zonjës së Parë, Jill Biden të mërkurën, si dhe një lezion tjetër kanceroz në gjoksin e saj, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Një lezion i tretë në qepallën e saj të majtë po vazhdon të ekzaminohet.

Dr. Kevin O'Connor, mjeku i presidentit, Joe Biden, ka thënë se ekzaminimet treguan se lezione mbi syrin e majtë të Bidenit dhe një i sapo zbuluar në gjoksin e saj u konfirmuan se që të dyja ishin karcinoma e qelizave bazale. Lezioni në syrin e saj të djathtë ishte "i prerë plotësisht, me kufij dhe u dërgua për ekzaminim standard mikroskopik", raportoi Associated Press.

Jill Biden dhe bashkëshorti i saj, presidenti Joe Biden, kaluan ditën në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare “Walter Reed” në Bethesda, Maryland, ndërsa ajo iu nënshtrua procedurës së planifikuar ambulatore të njohur si operacioni Mohs për të hequr dhe ekzaminuar lezionet.

O’Connor tha se Zonja e Parë “po përjetonte disa ënjtje dhe mavijosje në fytyrë, por po ndihet mirë”.

Ajo pritet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën në mbrëmje.