Disa persona kanë mbetur të plagosur lehtë nga sulmi që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në terminalin e stacionit të trenit në Paris, shkruan CNN.
Sipas mediave, sulmuesi ka sulmuar me thikë pasagjerët në stacionin e vendosur në pjesën veriore të kryeqytetit të Francës.
“Trafiku aktualisht është i pezulluar në këtë zonë. Duket se policia ka hapur zjarr ndaj sulmuesit i cili ka shkaktuar lëndime të lehta te pasagjerët”, ka thënë kompania hekurudhore SNCF.
Sipas raportimeve, policia ka arritur të arrestojë sulmuesin dhe e ka plagosur para arrestimit, ndërsa ambulanca ka ndërhyrë dhe ka ofruar ndihmë për të lënduarit.
Për momentin nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa kompania ka thënë se së shpejti duhet të normalizohet qarkullimi në këtë pjesë.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, përshëndeti reagimin e guximshëm dhe efikas të policisë.
“Një person ka lënduar disa persona në stacionin e trenit mëngjesin e sotëm. Ai është neutralizuar shpejt. Faleminderit policisë për reagimin efikas dhe të guximshëm”, ka thënë ministri.