Botë

Rreth 1500 të arrestuar në trazirat në Brazil

brazil - protesta - trazira - Bolsonaro

Së paku 1200 protestues të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, që kishin vendosur tenda në afërsi të selisë së ushtrisë në Brasilia, janë arrestuar, njofton BBC, duke u bazuar në raportimet nga Brazili.

Është thënë se ata janë dorëzuar në mënyrë paqësore dhe janë dërguar me dhjetëra autobusë për në stacion policor në Brasilia.

Pos kësaj është thënë se afro 300 persona janë arrestuar në trazirat e të dielës. Protestuesit pro-Bolsonaro ishin futur në Kongres në Brazil.

Së paku 12 gazetarë janë sulmuar dhe plaçkitur gjatë ngjarjeve në Brasilia, siç është bërë nga Asociacioni i Gazetarëve në Brazil.

Disa janë rrahur e janë kërcënuar me armë, ndërsa pesë gazetarëve u janë vjedhur pajisjet.

Gazetarë të agjencisë Reuters, të gazetës braziliane “O Globo” dhe të “Washington Postit” po ashtu kanë qenë në mesin e të sulmuarve.

Pedro Ladeira, një fotoreporter i “Folha de Sao Paulo”, ka treguar se aparati i është dëmtuar, por thotë se është mirë pas sulmit.

Autoritetet braziliane i kanë quajtur veprime terroriste sulmet e të dielës.