Lotaria “Mega Million” në SHBA ka vendosur ta rritë çmimin duke e çuar në vlerë prej rreth 1,1 miliardë dollarësh, pasi askush nuk e fitoi xhekpotin prej 940 milionë dollarësh të premten.
Çmimi tani është i treti më i madhi në historinë e SHBA, raportoi Associated Press të shtunën.
Numrat e tërhequr të premten vonë ishin: 3, 20, 46, 59, 63 dhe Mega Ball 13 i artë.
“Mega Millions sapo ka arritur sërish shifrën e 1 miliardë dollarëve. Është veçanërisht e këndshme të shohësh çmimin e parë të rritet gjatë festave dhe në vitin e ri”, ka thënë Pat McDonald, drejtor i lotarisë në Ohio dhe drejtor kryesor i Konsorciumit Mega Millions, në një deklaratë herët të shtunën.
“Ndërsa çmimi i parë rritet, ne i inkurajojmë lojtarët tanë që të qëndrojnë brenda buxhetit të tyre argëtues dhe të shijojnë këtë çmim të parë së bashku me ne”, ka shtuar ai.
Të vetmet xhekpote të Mega Millions më të mëdha se mundësia e vlerësuar prej 1.1 miliardë dollarë të martën kanë qenë 1.53 miliardë dollarë të fituara në Karolinën e Jugut në vitin 2018 dhe 1.33 miliardë dollarë bileta fituese në Illinois në korrik, bëri të ditur Mega Millions.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.