Botë

Teherani mbyll shkollat shkaku i ndotjes së madhe të ajrit

Shkollat mbeten të mbyllura në Teheran dhe në disa qytete të tjera pasi ndotja e rëndë e ajrit vazhdoi të godasë Iranin.

Smogu i dendur ka mbuluar kryeqytetin për më shumë se një javë, duke bërë që autoritetet t'u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi.

Kritikët kanë fajësuar qeverinë për djegien e mazutit, një naftë e rëndë dhe me cilësi të ulët që përdoret në termocentrale në vend të gazit natyror.

Qeveria e ka mohuar përdorimin e karburantit në Teheran.

Ajri i Teheranit është ndër më të ndoturit në botë dhe mbylljet e shkollave për shkak të cilësisë së dobët të ajrit janë një dukuri e rregullt.

Smogu shkaktohet kryesisht nga trafiku i rënduar, si dhe nga ndotja e fabrikave, dhe zakonisht përkeqësohet gjatë sezonit të ftohtë.