Ukraina thotë se ka vrarë rreth 400 ushtarë rusë në një sulm me raketa në rajonin e pushtuar të Donetskut, raportoi të hënën BBC-ja.
Raketa thuhet se është hedhur në qytetin Makiivka, ku mendohej se ishin vendosur forcat ruse.
Numri i saktë i viktimave nuk është verifikuar, por se edhe autoritetet pro-ruse pranuan se ka trupa të pajetë.
Në Kiev, sulmet ajrore u dëgjuan të dielën mbrëma, ndërsa vala e fundit e sulmeve me dronë dhe raketa nga Rusia vazhdoi.
Daniil Bezsonov, zyrtar i lartë i mbështetur nga Rusia në pjesët e pushtuara të Donetskut, tha se raketa goditi Makiivkan dy minuta pas mesnate në ditën e Vitit të Ri.
"Një goditje masive iu dha shkollës profesionale nga MLRS Himars amerikan. Ka pasur të vdekur dhe të plagosur, numri i saktë ende nuk dihet”, tha ai duke iu referuar raketave të ofruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas ushtrisë ukrainase, përveç 400 të vrarëve edhe 300 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
© KOHA.