Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy palestinezë dyshohet se u vranë nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

Dy palestinezë dyshohet se u qëlluan për vdekje gjatë përleshjeve me ushtrinë izraelite pranë qytetit Jenin të Bregut Perëndimor gjatë orëve të hershme të së hënës, raporton Reuters.

Sipas burimeve palestineze, njëri prej të vdekurve është një 17-vjeçar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një deklaratë nga ushtria izraelite konfirmoi se ushtarët po vepronin në zonë për të shkatërruar shtëpinë e sulmuesve që Izraeli thotë se ishin të përfshirë në vrasjen e një ushtari izraelit vitin e kaluar.

Deklarata e ushtrisë së Izraelit nuk konfirmoi viktimat.

Viti i kaluar pati nivelet më të këqija të dhunës në Bregun Perëndimor në më shumë se një dekadë. Kjo dhunë u përqendrua rreth Nablusit dhe qytetit të afërt të Jeninit, me të paktën 150 palestinezë dhe më shumë se 20 izraelitë të vrarë.