Policia spanjolle arrestoi të premten Michael James Pratt, i cili u rendit nga Byroja Federale e Hetimeve të SHBA (FBI) si një nga dhjetë të arratisurit më të kërkuar, shkruan Mirror.
Pratt po qëndronte në një hotel në Madrid me emër të rremë.
Ai është shtetas i Zelandës së Re dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për pornografi me fëmijë, shfrytëzim seksual dhe sulm seksual në SHBA.
Pratt mashtroi dhe shfrytëzoi vajza dhe burra të rinj nga viti 2012 deri në vitin 2019 dhe fitoi më shumë se 17 milionë dollarë nga prodhimi i paligjshëm audio-vizual i pornografisë.
Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se deri më tani vetëm 57 persona nga lista e më të kërkuarve të FBI-së janë kapur jashtë juridiksionit të agjencisë amerikane dhe kjo është hera e parë që ndodh në territorin e Spanjës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.