Botë

Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë

 

Ukraina po forcon mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë nga frika se Rusia mund të jetë duke përgatitur sulm të ri, ka thënë një zyrtar qeveritar, raportoi BBC-ja të martën.

Zëvendësministri i Brendshëm, Yevhen Yenin, ka thënë se Ukraina do të forcojë kufirin me Bjellorusinë me forca të armatosura dhe municione.