Botë

Shefi i Policisë në Poloni konfirmon incidentin me hedhës të granatave

Shefi i Policise ne Poloni, Jaroslaw Szymczyk

Zyrtari i lartë policor i Polonisë, Jaroslaw Szymczyk, ka konfirmuar se ai aksidentalisht ka ndezur një hedhës të granatave, të cilën ia kishte dhënë dhuratë Ukraina, raporton BBC.

Szymczyk ka pësuar lëndime të vogla të mërkurën pasi kishte hapur një dhuratë në zyrën e tij në Varshavë.

Një anëtarë i stafit civil të Policisë së Polonisë po ashtu mori lëndime.

Gjenerali Szymczyk ka folur për një transmetues polak për incidentin e pazakontë – duke dhënë detaje.

Ai ka thënë për radion “RMF FM”, se kishte marrë dhuratë këtë hedhës të raketave gjatë një vizite në Ukrainë.

“Kur po e lëvizja lansuesin e raketave, që ishte dhuratë nga ukrainasit, pati një shpërthim. Shpërthimi ishte i fuqishëm – dhe forca e impaktit dëmtoi edhe tavanin”, ka thënë Szymczyk.

Incidentin e kishte konfirmuar të mërkurën Ministria e Brendshme e Polonisë, që kishte thënë një nga dhuratat të cilat i janë dhënë shefit të Policisë gjatë vizitës në Ukrainë më 11-12 dhjetor, shpërtheu. Ministria nuk tha se për çfarë dhurate bëhet fjalë.

Kievi po ashtu nuk ka bërë deklaratë publike në lidhje me incidentin.,