Shkolla në Shkup dhe Kumanovë kanë marrë mesazhe në postë elektronike ku janë paralajmëruar për bomba.
Një kërcënim i tillë ka ardhur në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup të enjten, e po ashtu edhe gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, raporton Alsat.
Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka bërë të ditur se 10 shkolla në Kumanovë kanë marrë denoncime për bomba.
“Ekipet janë në terren dhe po ndërmerren masat për zbardhjene rasteve. Nxënësit dhe mësimdhënësit janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe prindërit dhe qytetarët duhen të jenë të qetë. Gjatë ditës së djeshme në komunë kemi pasur një takim koordinues për ballafaqim me situata krize dhe për marrjen e masave”, ka thënë Dimitrievski.