Botë

Disa civilë të vrarë nga granatimet në kufirin Afganistan-Pakistan

Forcat talebane afgane vranë gjashtë civilë në Pakistan dhe plagosën të paktën 17 të tjerë në një sulm “të paprovokuar” me bomba dhe me armë zjarri në një qytet kufitar të dielën, thotë Pakistani, shkruan BBC-ja.

Sulmi në Chaman të dielën u dënua nga ushtria pakistaneze e cila tha se pala afgane lëshoi “zjarr pa dallim”.

Forcat pakistaneze u kundërpërgjigjen. Një ushtar afgan u vra.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi përleshjen në pikën kryesore kufitare.

Megjithatë kjo vjen në mes të një rritje tensionesh midis vendeve fqinje për çështjet e sigurisë, që kur talebanët rimorën kontrollin e Afganistanit vitin e kaluar.

Sulmi në Chaman të dielën u dënua nga ushtria pakistaneze, e cila tha se pala afgane lëshoi "zjarr pa dallim".

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif tha se veprimi në Afganistan “meriton dënimin më të fortë”.

Burimet afgane të sigurisë, të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, thanë se incidenti ndodhi pasi Pakistani kërkoi nga forcat kufitare afgane të ndalonin ndërtimin e një postblloku në anën e tyre të kufirit.

Ndërkohë agjencia e lajmeve AFP citoi zyrtarë anonimë të qeverisë afgane që thanë se tensionet u ndezën pasi forcat afgane u përpoqën të prisnin një pjesë të një gardh në kufi.

Që nga viti 2017, Pakistani ka ndërtuar një gardh masiv përgjatë kufirit - diçka e kundërshtuar si nga talebanët, të cilët morën pushtetin vitin e kaluar, ashtu edhe nga qeveria e mëparshme afgane.

Pamjet nga qyteti kufitar të dielën treguan njerëz të plagosur nga granatimet e artilerisë dhe mbetjet e zjarrta të automjeteve të goditura dhe rrugëve të dëmtuara.

“Një predhë mortaja ra dhe shkaktoi një top zjarri të madh. Pas kësaj humba vetëdijen dhe nuk e di se çfarë ndodhi”, tha një viktimë e shtruar në spital për organizatën e lajmeve Al Jazeera.

Guvernatori i Kandaharit konfirmoi se një anëtar taleban ishte vrarë dhe 10 persona u plagosën.

Kalimi u mbyll pas të shtënave, por autoritetet thanë se ai u rihap më vonë të dielën pasi përfaqësuesit nga të dyja palët u takuan.