Botë

Një i vdekur e dhjetëra të zhdukur nga një shpërthim në Jersey

Një person ka vdekur pas një shpërthimi në një ndërtesë në ishullin Jersey, që ndodhet ndërmjet Francës dhe Anglisë.

Rreth 12 persona janë zhdukur dhe dy janë duke u trajtuar në spital pas shpërthimit në Pier Road në St Helier pak para orës 04:00 sipas kohës lokale.

Kërkimet janë duke u zhvilluar dhe shefi i policisë, Robin Smith tha se priste që kjo të zgjaste "disa ditë".

"Është një skenë mjaft shkatërruese. Skena është shumë e rrezikshme për të gjithë stafin tonë," tha ai.

Ai ka shtuar se nuk e di numrin e saktë të banesave të shkatërruara, por ka shtuar se një ndërtesë trekatëshe është shembur plotësisht.

Shërbimet e urgjencës thanë se zjarri i shkaktuar nga shpërthimi është shuar. Forca tha se po përdorte burime të specializuara për të gjetur "këdo të bllokuar në rrënoja".

Qeveria e Jersey u ka kërkuar banorëve të ishullit që të mos shkojnë në Departamentin e Emergjencave "nëse nuk është shumë e nevojshme".

Një banore përshkroi se u zgjua nga ajo që mendonte se ishte një tërmet rreth orës 03:50.

"Shtrati filloi të dridhej dhe pati një zhurmë të madhe," tha ajo.