Botë

Zjarr vdekjeprurës në një qendër tregtare në periferi të Moskës

 

Një person ka vdekur nga zjarri i madh që ka kapluar një qendër tregtare në periferi të Moskës. Autoritetet kanë njoftuar se zjarri në dyqanin OBI, pjesë e qendrës tregtare MEGA në Khimki jashtë kryeqytetit rus, u ndez nga saldimi që me sa duket shkelte rregullat e sigurisë.

Zjarri i madh shpërtheu përpara se qendra tregtare të hapte dyert për klientët, duke përfshirë të gjithë ndërtesën prej 17 mijë metrash katrorë. Zjarri u lokalizua më vonë në një sipërfaqe prej 7 mijë metrash katrorë.