Një person u vra pasi një zjarr masiv shkatërroi një qendër tregtare në periferi veriperëndimore të Moskës. Autoritetet kanë njoftuar se zjarri në dyqanin OBI, pjesë e qendrës tregtare MEGA në Khimki jashtë kryeqytetit rus, u ndez nga saldimi që me sa duket shkelte rregullat e sigurisë.
Zjarri i madh shpërtheu përpara se qendra tregtare të hapte dyert për klientët, duke përfshirë të gjithë ndërtesën prej 17 mijë metrash katrorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZjarri u lokalizua më vonë në një sipërfaqe prej 7 mijë metrash katrorë. Shërbimet e urgjencës, hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore po punojnë në vendngjarje. Më shumë se 130 persona dhe 40 pajisje u përfshinë në shuarjen e zjarrit. Gjithashtu, ka nisur një hetim për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë.