Botë

34 të vdekur nga fatkeqësia natyrore në Kolumbi

 

Rrëshqitja e dheu e shkaktuar nga shiu i rrëmbyeshëm ka rrëzuar një autobus dhe preku dy automjete të tjera në një autostradë në qendër të Kolumbisë, duke lënë të vdekur të paktën 34 persona. Njësia Kombëtare e Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive njoftoi në një deklaratë se tetë fëmijë ishin në mesin e të vdekurve. Në autobusin i cili ishte futur në dy metra baltë, ndodheshin 33 persona.

Gjithashtu janë prekur një makinë me gjashtë pasagjerë dhe një motoçikletë me dy persona. Më shumë se 70 punonjës kërkim-shpëtimi duke përdorur skafandra dhe pajisje të tjera u përpoqën të arrinin të mbijetuarit, por ata përfunduan kërkimin e tyre të hënën pasdite pas 24 orësh.