Botë

Ukraina zbulon numrin e ushtarëve të saj të vdekur në luftë

Foto: AP
 

Deri në 13,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se midis 10,000 dhe 13,000 trupa kanë vdekur deri tani, raportoi BBC-ja të premten.