Botë

Inflacioni në Evropë po bie për herë të parë në 17 muaj

Foto: AP
 

Për herë të parë në 17 muaj, inflacioni në Evropë po zbutet.

Çmimet e konsumit u rritën me 10 për qind këtë vit deri në nëntor, sipas të dhënave zyrtare për 19 vendet që përdorin euron. Kjo është shifra më e ulët nga një rritje rekord prej 10.6 për qind muajin e kaluar dhe është më e ulët se sa prisnin ekonomistët.