Botë

Marrëveshje e madhe mes Katarit dhe Gjermanisë për furnizim me gaz

 

Katari dhe Gjermania kanë nënshkruar dy marrëveshje shitblerjeje për të eksportuar gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Gjermani për të paktën 15 vjet duke filluar nga viti 2026 – marrëveshja e parë e tillë e furnizimit në Evropë nga projekti i zgjerimit të Fushës Veriore të Katarit, shkruan Al Jazeera.

Marrëveshja do t'i sigurojë Gjermanisë dy milionë tonë LNG në vit, që do të mbërrijë nga Ras Laffan në Katar në terminalin verior të LNG-së të Gjermanisë në Brunsbuettel, ka thënë shefi ekzekutiv i QatarEnergy.